I vidhte në banesa dhe më pas i shiste, prangoset hajduti i 7 shtëpive në Vlorë
Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes në disa banesa në Vlorë, ndërsa në pranga ka rënë një 39-vjeçar.
Në kuadër të operacionit “Storm 6”, pas hekurave ra shtetasi me inicialet F. G., i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 6”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
– F. G., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 7 rasteve të vjedhjes në banesa të ndryshme, kokretisht:
1.Më datë 03.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pasjisje elektroshtëpiake në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;
2.Më datë 25.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “Partizani”;
3.Më datë 15.02.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “24 Maji”;
4.Më datë 24.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “10 Korriku”;
5. Më datë 29.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”;
6. Më datë 14.05.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;
7.Më datë 15.05.2023, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme me vlerë, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.