Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke në Shqipëri për të takuar në burg Fredi Belerin

Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke në Shqipëri për

Me udhëzime të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theoharis Lalakos viziton sot Shqipërinë.

Bashkë me ambasadoren greke më Shqipëri planifikojnë takim me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, informim për kushtet e burgimit dhe gjendjen shëndetësore si dhe do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.

Kujtojmë se arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe në qeverinë greke.

Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit.

Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke në Shqipëri për

nikos dendias fredi beleri

EMISIONET