"Të fotografosh kafshët e egra", Arian Mavriqi "dokumenton" natyrën: Dallëndyshja e Detit ekziston vetëm në Shkodër

Arian Mavriqi, fotograf i gjallesave të egra në trojet e Kosovës dhe Shqipërisë tregoi në “Ora News” me moderatoren Katerina Hysenllari vështirësitë dhe njëkohësisht kënaqësinë që pasioni i tij i dhuron, në një përpjekje për të ndërgjegjësuar edhe ndjekësit e tij për mbrojtjen e tyre.

“Në sfida jemi thuajse nonstop natyrisht, sepse duhen ecur kilometra në vendet kodrinoro malore, aty ku ka rrëshqitje të gurëve zakonisht në regjistrimet për dhinë e egër apo reqebullon ballkanik, por edhe vendosja e kamerave në lisat e gjatë për të transmetuar direkt apo për të xhiruar shqiponjat, është e rrezikshme ngjitja me litarë e kështu me radhë.

Projekti i fundit që ka qenë i pari në ballkan për vendosjen e JPS tek lejleku i zi dhe vijojmë ti ndjekim, njëri prej tyre është momentalisht në Sudan, ka kaluar 9 shtete. Ishte shumë e rrezikshme, kemi kërkuar ndihmë për ta realizuar”, shprehet fotografi.

Për atë që e cilëson Mbretërëshën e alpeve shqiptare, dhinë e egër ka realizuar fotografitë më të veçanta.

“Mbretëresha shqiptare është dhia e egër që kam xhiruar, është shumë e rrezikuar pasi kërkohet të vritet nga gjahtarë ilegalë prandaj jo rastësisht për shkak të bukurisë që ka quhet mbretëresha e alpeve shqiptare, e takojmë shumë rrallë, pozicioni dhe ndriçimi në të cilin e kam fotografuar duket nga pas maja e Gjallicës, e mund të qëndroj me ditë të tëra aty për ta fotografuar prandaj dhe është shumë e veçantë”, u shpreh Arian Mavriqi.

Ai ka mundur të fotografojë një numër të lartë shpendësh, për të cilët nuk kishte dijeni se ekzistonin.

Deri më sot kam arritur të fotografojë 183 lloje të shpendëve në trojet tona.

Gjithashtu Ariani zbuloi se dallëndyshja e detit nuk ekziston në asnjë vend tjetër në ballkan, veçse në liqenin e Shkodrës.

Është një informacion ekskluziv që dallëndyshja e detit ekziston vetëm në liqenin e Shkodrës, mund ta gjeni vetëm aty dhe askund tjetër në Ballkan.

arian mavriqi

EMISIONET