Po marrim nuse! Dasmorët bllokojnë autostradën e Laçit dhe kërcëjnë me shamia
Festimet në rrugë dhe parakalimi me makina nëse po shkon për të marrë nuse apo po kthehesh pasi e ke marrë janë karakteristike tipike e dasmave të shqiptarëve kudo në trevat shqiptare.
Kështu ka ndodhur dhe me një grup dasmorësh, të cilët kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin ne autostradën e Laçit.
Siç mund të shihet dhe në një video të publikuar nga ABC.al, ata kanë ndaluar automjetet dhe kanë kërcyer për disa minuta poshtë mbikalimit, ndërsa kameramani i filmonte.
Qarkullimi në këtë pjesë të autostradës u bllokua për disa minuta, ndërsa në dëgjohen boritë e automjeteve që presin në radhë.





