"Plumbi i Artë" të arrestuarit dalin sot para gjykatës, forcohet siguria

18 të arrestuar nga SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit janë paraqitur në gjykatën e posaçme ku do të njihen me masat e sigurisë. Mësohet se 9 prej tyre ishin duke vuajtur dënime të tjera në burg dhe po aty i është komunikuar edhe akuza e radhës. Ndërkaq 14 persona, mes tyre të organizuar edhe si drejtues të grupeve kriminale, kanë mundur tu shpëtojnë prangave duke u arratisur.

Po sot masa e arrestit me burg i është bërë e ditur edhe vetë Nuredin Dumanit. Mësohet se prokurori dhe gjykatësja ia kanë bërë të ditur vendimin në spital duke shmangur përballjen e tij me të akuzuarit e tjerë në sallën e gjykatës.

Prej orës 11 kur edhe kanë nisur gjykimet trupa ka vendosur arrest me burg për Henrik Hoxhen dhe  Leonard Palushin efektiv e policie. Gjatë seancës ky i fundit ka theksuar se ka bërë vetëm detyrën madje më shumë se duhet, ndërsa u akuzua se ka orientuar gabim hetimet.

Por në nisjen e gjykimeve nuk munguan as incidentet Ilirjan Feçi, i mbajtur në qelitë e Shënkollit, është nisur me vonesë drejt Tiranës, pasi ka pasur një ngatërresë, ku në vend të tij para trupës u paraqit gabimisht një shtetas tjetër. Procedura vazhdoi dhe me  Asllan Plakun të cilit në seancë nuk iu paraqit avokati .

Ndërkaq hetimet tashmë po zhvillohen edhe për dekonspirim të aksionit, për shkak se 14 persona arritën të largohen.

“Jemi duke hetuar bashkë me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur gjithë se kush do të mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar operacionin.

Kontrolle janë zhvilluar edhe mbrëmjen e së premtes në disa qytete dhe po ashtu do të vazhdojnë edhe më tej

9 masat e sigurimit që janë ekzekutuar në burg

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

Të arrestuarit 19 maj 2022
9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

Ne arrati

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,         

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

EMISIONET