I ikën 14 "Plumbit të Artë", a u dekonspirua operacioni? Nisin hetimet

I ikën 14 "Plumbit të Artë", a u dekonspirua

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) njofton se po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit “Plumbi i Artë” të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit.  

Në këtë operacion do të ekzekutoheshin 32 urdhërarreste, me masë të sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg”, mes tyre edhe një punonjës policie,  por u arrit të ekzekutoheshin vetëm 18 pasi 14 kishin arritur të largoheshin.

Mes personave që arritën tu shpëtojnë prangave të policisë ishte edhe Talo Çela e Suel Çela.

"Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme" thuhet në njoftimin per shtyp të datës 20 maj 2022.

Mes të arrestuarve është dhe Leonard Palushi, shefi i sektorit të vrasjeve në qarkun e Lezhës. Gjatë operacionit të SPAK u evidentuan 8 grupe të rrezikshme kriminale, të shtrira kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Palushi, që më parë ka shërbyer si specialist në sektorin e vrasjeve, në drejtorinë e policisë Elbasan, dyshohet se shiste informacione tek grupet kriminale dhe dekonspironte operacionet e policisë, pikërisht gjatë kohës që punonte në Elbasan.

 Ne arrati

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,         

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

 

9 masat e sigurimit që janë ekzekutuar në burg

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

Të arrestuarit 19 maj 2022
9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

EMISIONET