Nikolla: I kemi unifikuar kurrikulat arsimore me Kosovën, bashkëpunimi me Kosovën prioritet

E ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se kur ka qenë ministre e Arsimit bashkëpunimi me Kosovën e kemi pasur si prioritet.

Ajo theksoi se tashmë kurrikulat janë unifikuar tashmë dhe ka një komunikim të vazhduar në këtë qasje.

Nikolla: Unë kam qenë për mbi 5 vite ministre e Arsimit dhe kujtoj se bashkëpunimi me Kosovën e kemi pasur si prioritet. Ndërsa në fjalën time në kuvend si kryetare kur morra detyrën, theksova se do të kemi një bashkërendim me kuvendin e kosovës. Jemi në kontakte të intensifikuar si i njëjti komb.

Kur kam marrë detyrën e ministres, të dyja vendet kishin dy kurrikulla të ndryshme që nuk ngjasonin. Ne kemi punuar fort për t’i unifikuar. Ne morën kurrikulën e Kosovës sepse ata kishin bërë progres duke punuar nën orientim ndërkombëtar. Ky është një moment i kapërcyer, por të dyja vendet kanë një kornizë korrikullare të njësuar. Ne kemi një komunikim të vazhduar në këtë qasje.

EMISIONET