RAMA NË KUVEND/ Deputetët e opozitës 'bllokojnë' foltoren, nuk lejojnë Maznikun të marrë fjalën

Prej 5 orësh, Kuvendi nuk ka arritur të votojë Reformën Territoriale, ndërsa së fundmi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Për pasojë, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, nuk ka mundur të mbajë fjalën e tij për prezantimin e raportit lidhur me reformën.

Ndërkohë, në sallën e Kuvendit ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama.

Pritet që seanca të vijojë me votimin për Reformën Territoriale.

 

EMISIONET