Protesta para parlamentit/ Shkon në 11 numri i të arrestuarve, shoqërohet edhe aktivisti Edison Lika, efektivi i merr celularin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2026, 15:25
Policia ka shoqëruar me dhunë aktivistin Edison Lika, një nga prej zërave më aktivë të protestës qytetare që vijon prej rreth dy muajsh.
Në pamje shihen teksa efektivët e tërheqin me forcë dhe më pas e drejtojnë drejt makinës së policisë.
Qytetarët e tjerë të pranishëm aty dëgjohen teksa bërtasin ndaj efektivëve duke iu thënë se po e dëmtojnë.
Njëri prej efektivëve shihet gjithashtu teksa i merr telefonin aktivistit.

