TERRITORIALJA 'E BLLOKUAR'/ Kryeministri Rama mbërrin në Kuvend teksa pritet miratimi i reformës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, në një ditë kur seanca plenare është shoqëruar me tensione dhe bllokim të punimeve parlamentare.

Automjeti i kreut të qeverisë, i shoqëruar nga dy makina të tjera, është parë duke hyrë në godinën e Parlamentit, ndërsa deputetët vijojnë përplasjet në sallë për shkak të bllokimit të foltores nga opozita.

Seanca e nisur në orën 09:00 nuk ka arritur të zhvillojë diskutimet sipas rendit të ditës.

Për disa orë me radhë, puna e Kuvendit është penguar nga debatet dhe ndërprerjet e vazhdueshme rreth përdorimit të foltores. 

Ndërkaq, reforma territoriale ende nuk është miratuar me votëbesim.

Deri në orët e pasdites, diskutimet në sallë janë përqendruar kryesisht te situata e krijuar në Kuvend, ndërsa koha e përcaktuar për ndërhyrjet e deputetëve dhe rendi i parashikuar i punimeve nuk është respektuar.

 

EMISIONET