Nga ministre në kryetare Kuvendi, profili i Lindita Nikollës – Drejt

Për 2 dekada me radhë Lindita Nikolla është angazhuar intensivisht në politikën shqiptare në radhët e Partisë Socialiste.

Shkallët e saj në politikë kanë qenë të sigurta dhe të pandalshme deri më sot kur ajo zotëron një prej posteve më të rëndësishme në politikën shqiptare si Kryetare e Kuvendit.

E ka nisur herët aktivizimin e saj në strukturat partiake që nga baza duke u zgjedhur si këshilltare bashkiake në Tiranë, më pas si drejtuese e minibashkisë e deri në 2013 kur ajo u bë pjesë e Parlamentit shqiptar si deputete e zgjedhur në Qarkun e Tiranës.

Me ardhjen e socialistëve në pushtet Lindita Nikolla u zgjodh Ministre e Arsimit, ku edhe kreu një nga reformat më të thella në Arsimin e Lartë.

Ndërsa në zgjedhjet e 2017 dhe ato të 2021 Lindita Nikolla ishte drejtuese e skuadrës së Partisë Socialiste në Qarkun e  Lezhës.

Pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, Edi Rama zgjodhi që Lindita Nikolla të ishte kryeparlamentarja e vendit për 4 vitet e ardhshme.

E pas propozimit të kryesocialistit emri i Lindita Nikollës u miratua në seancën plenare të 10 shtatorit.

Tashmë janë vetëm ditët e para të Lindita Nikollës në krye të parlamentit shqiptar. Emisioni “DREJT” sjell një ditë nga puna e kryeparlamentares, e cila me urtësinë dhe butësinë e saj na mirëpret.

E takojmë në zyrën e saj dhe nuk mund ti shpëtojë pyetjes se si ndihet ajo si kryeparlamentare.

Ndihet e privilegjuar dhe e vlerësuar për besimin që i është dhënë, e mesazhet dhe urimet që ka marrë kanë qenë të shumta. Por ka një mesazh që ajo e veçon nga të gjithë.

Është ditë seance plenare dhe ka një axhendë të ngjeshur. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Lindita Nikolla drejtohet me shpejtësi drejt sallës së Parlamentit.

Stafi i ngushtë i zonjës Nikolla e njeh atë me pak detaje të nevojshme që i duhen për seancë.

E me pas ajo ulet në foltoren më të rëndësishme, aty ku nënshkruhet fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Duket se beteja politike ka nisur shpejt dhe seanca pati përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Efekte  futja në zyrë dhe largimi më tej me makinë.

EMISIONET