Spanja, kampionia e dyfishtë/ “Furitë e Kuqe” kanë fituar titullin për meshkuj dhe femra

Spanja, kampionia e dyfishtë/ “Furitë e Kuqe” kanë

Është padyshim shtëpia e momentit e këtij sporti. Në futboll natyrisht nuk ekziston vetëm Spanja, sepse për meshkuj traditën e kanë Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina apo edhe Franca, ndërsa për vajza kemi Shtetet e Bashkuara apo Gjermaninë, veçse “Furitë e Kuqe” janë në një moment pa precedent.

Për herë të parë në historinë e topkëmbës, i njëjti shtet mban njëkohësisht edhe titullin botëror për djem, edhe femra.

Triumfi I fundit është ai i skuadrës së shkëlqyer të drejtuar nga trajneri Luis de la Fuente, që kaloi radhazi Francën në gjysmëfinale dhe Argjentinën në finale, pa llogaritur duelet e tjera.

Ndeshja për trofe në stadiumin “Metlajf” të Nju Xhersit  u përcaktua nga goli  shënuar në shtesë nga Ferran Torres.

Gratë spanjolle e kishin përfunduar më parë misionin e tyre.

“Furitë e Kuqe” pronësuan Kupën e artë të FIFA-s në 20 gusht 2023, pra rreth 3 vjet më parë.

Në stadiumin “Australia” të Sidnejt, të besuarat e trajnerit Horge Vilda mundën 1-0 Anglinë, falë një goli të vetëm të realizuar nga Karmona në pjesën e parë.

Interesant fakti se numri I spektatorëve ishte shumë I afërt, gati 76 000 në finalen e vajzave dhe pak mbi 80 000 në atë të djemve.

EMISIONET