Rubio: Përballja me Iranin e ka bërë botën më të sigurt, presim një marrëveshje të re

Rubio: Përballja me Iranin e ka bërë botën më të

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se përballja e administratës së Donald Trump me Iranin e ka bërë botën më të sigurt, duke përsëritur akuzat e SHBA-së se Teherani synonte rritjen e kapaciteteve të tij për të ndërtuar armë bërthamore.

Duke folur në margjinat e takimit vjetor të ministrave të jashtëm të ASEAN-it në Filipine, Rubio vlerësoi vendimet e presidentit amerikan, duke thënë se Trump bëri atë që “presidentët e tjerë duhet ta kishin bërë më parë”.

Sipas tij, Irani tani po kërkon një marrëveshje, por problemi qëndron te kushtet e saj.

“Problemi është se ata ose duan ta prishin atë, ose ta ndryshojnë”, deklaroi Rubio, duke shtuar se Teherani duhet të ndryshojë qasje.

Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi se presioni ndaj Iranit do të vazhdojë dhe se “çmimi rritet çdo ditë” derisa vendi të jetë i gatshëm për një marrëveshje që, sipas tij, duhet të zbatohet realisht.

Rubio theksoi se Irani aktualisht nuk është i gatshëm të arrijë një marrëveshje të tillë, ndërsa SHBA-ja vazhdon të kërkojë garanci për programin bërthamor të Teheranit.

 

 

EMISIONET