Akuzat për yllin Olise/ E dashura e mëparshme: Nuk paguan për fëmijën e tij

Klasin e tij nuk e vë në dyshim askush. Majkëll Olize vërtetoi edhe një herë se i përket ajkës së futbollit, duke shkëlqyer në mesfushën e Francës në Botëror, pasi këtë e bëri për Bajernin në Bundesligë e Champions.
Gjithsesi, jo gjithmonë talenti në fushë do të thotë edhe talent për jetën e përditshme dhe nga Gjermania dalin probleme për këtë yll 24-vjeçar.
Ish e dashura e tij, 34-vjeçarja Fatima Caunbreher (Zaunbrecher) deklaroi në një intervistë për të përditshmen bulevardeske “Bild”, se ka një fëmijë me futbollistin, dhe se ky I fundit nuk pranon që të paguajë për ushqimin e bebes.
“Bild” dhe media të tjera si “La Gazeta delo Sport”, shkruajnë se Olize nuk ka pranuar as që ta shohë vajzën që është rreth dy vjeç, apo 20 muaj.
E përditshmja italiane thekson se ai ka ofruar vetëm 836 euro në muaj për ushqimin e së bijës, ndërsa Bajerni I jep një rrogë prej 13,5 milionë euro në sezon, që do të thotë rreth 260 000 euro në javë.
Olize, përmes avokatëve të tij, i mohon këto akuza, ndërsa pritet që çështjen ta zgjidhë gjyqi. Nuk dihet sesa mund të ndikojë kjo çështje në paraqitjet në fushë të mesfushorit, i cili kërkohet fuqishëm nga Reali i Madridit.

