Makina merr flakë në ecje në Qafë Plloçë-Pogradec, ja si paraqitet gjendja e shoferit

Makina merr flakë në ecje në Qafë

Një automjet i tipit Mercedes-Benz C-Class është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin rrugor Qafë Plloçë–Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, duke shkaktuar momente paniku për drejtuesin e mjetit.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka marrë flakë ndërsa ishte në ecje. Drejtuesi ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Pogradecit, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.

Dyshimet e para lidhen me një defekt në sistemin elektrik të automjetit, ndërsa pritet verifikimi i plotë i shkaqeve të zjarrit.

EMISIONET