PLAS SHERRI TË ISH-PARKU/ Degradon konflikti mes tre personave, njëri përfundon në spital pas goditjes me th*kë (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2026, 22:11

Një konflikt mes disa personave në afërsi të Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Një prej tyre ka mbetur i plagosur pasi konflikti ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
Ardit Islamaj, 34 vjeç është plagosur te rruga “Frosina Plaku” afër 21 Dhjetorit. Aktualisht, ai ndodhet tek Trauma pasi ka marrë plagë në gjoks.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, teksa ka identifikuar autorin e personat e përfshirë në ngjarje.

