BASTE ILEGALE NË FUSHË-KRUJË/ AMP zbulon pikën e llotove, sekuestrohen pajisje dhe dr*gë

BASTE ILEGALE NË FUSHË-KRUJË/ AMP zbulon pikën e llotove,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar operacionin e koduar “Basti i Fundit”, duke ndërhyrë ndaj një aktiviteti të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive pranë Fushë-Krujës.

Kontrollet janë kryer në zonën e quajtur “Tregu Fshatar”, ku strukturat e AMP-së kanë gjetur pajisje që dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive të paligjshme.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar si prova materiale 4 pajisje elektronike kompjuterike, 4 monitorë, pajisje serverike dhe elementë të tjerë teknologjikë që dyshohet se shërbenin për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.

Gjatë verifikimit në ambientet e një bar-kafeneje, autoritetet kanë gjetur edhe 15 doza të një lënde të dyshuar narkotike, me peshë totale 6.45 gramë.

Edhe kjo sasi është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Rasti vijon të hetohet nga autoritetet për dokumentimin e plotë të përgjegjësive ligjore dhe përcaktimin e personave të përfshirë në aktivitetin e dyshuar.

EMISIONET