“Së shpejti do publikoj provat”/ Rama paralajmëron zbardhjen e sulmeve online: Pas gjuhës së urrejtjes digjitale do të dalin edhe autorët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj mesazheve me përmbajtje denigruese të publikuara ndaj tij në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se së shpejti do të publikohen prova lidhur me burimet e tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përdorur një gjuhë figurative për të përshkruar atë që e cilëson si prodhim të gjuhës së urrejtjes online.
“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkroi Rama.
Kryeministri nuk ka dhënë detaje të tjera mbi provat që pritet të publikohen, ndërsa reagimi i tij vjen pas një serie mesazhesh kundër tij në platformat sociale.


