Birja: Portugalia luajti më shumë për Ronaldon sesa për ekipin, Spanja e meritoi kualifikimin!

Ish-futbollisti Kadri Birja ka analizuar eliminimin e Portugalisë nga Kupa e Botës, duke theksuar se skuadra portugeze nuk arriti të shfaqte potencialin e saj maksimal për shkak të fokusit të madh te Cristiano Ronaldo. Sipas tij, Spanja e meritoi kalimin më tej falë organizimit dhe ekuilibrave të ruajtur gjatë gjithë ndeshjes.
I ftuar në emisionin “Sport Focus” në “Ora News”, Birja tha se Portugalia ishte shumë e përqendruar te roli i Ronaldos dhe jo te zhvillimi i lojës si një ekip i plotë.
“Portugalia ishte fokusuar më shumë te pjesa e Ronaldos sesa te vetë ekipi. Mendoj se në këtë ndeshje vuajti më shumë përballjen me Kroacinë sesa me Spanjën. Ishin dy ekipe të kujdesshme, që nuk rrezikuan shumë dhe nuk luajtën një futboll të hapur”, u shpreh ai.
Sipas Birjes, Portugalia gaboi duke kërkuar ta çonte ndeshjen drejt shtesave dhe ndoshta te goditjet e penalltive, një strategji që sipas tij nuk i përshtatej një skuadre pretendente për trofeun.
“Për një ekip që ishte mes tre skuadrave më të mira të Evropës dhe pretendente për të fituar, të luash me idenë për ta çuar ndeshjen te penalltitë nuk është zgjedhja e duhur”, tha ish-futbollisti.
Ai vlerësoi paraqitjen e Spanjës, e cila sipas tij ruajti ekuilibrat e skuadrës që fitoi Kampionatin Evropian dhe u tregua e organizuar në momentet vendimtare.
“Spanja ishte e mirëorganizuar, ruajti ekuilibrat dhe shfrytëzoi rastin që iu dha. Nuk ishte ndoshta Spanja më spektakolare që kemi parë, por ishte një Spanjë shumë e kujdesshme dhe efikase”, deklaroi Birja.
Ai komentoi edhe vendimin e stafit teknik spanjoll për të ruajtur strukturën e skuadrës, duke veçuar edhe konkurrencën në portë me lojtarë si Unai Simon, David Raya dhe Joan Garcia.
Birja theksoi se eliminimi nuk duhet konsideruar si dështim për Ronaldon, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe jo individual.
“Ronaldo është një nga lojtarët që i ka dhënë shumë futbollit botëror, bashkë me Messin. Nuk mund të matet madhështia e një lojtari vetëm me një Kupë Bote. Ai ka qenë në këtë moshë duke thënë se luan për të ndihmuar skuadrën, por nuk mund të funksionojë vetëm nëse nuk funksionon i gjithë grupi”, u shpreh ai.
Sipas tij, presioni i madh ndikoi edhe te lojtarët e tjerë të Portugalisë, duke përmendur rastin e Bernardo Silvës, i cili sipas tij u shfaq ndryshe nga karakteri i tij i zakonshëm në fushë.
Kadri Birja vlerëson se Portugalia tashmë duhet të nisë një fazë të re, ku loja kolektive duhet të jetë mbi çdo individ. Me apo pa Ronaldon, sfida e kombëtares portugeze do të jetë krijimi i një ekipi më të balancuar, që nuk mbështetet vetëm te një emër i madh.
Kadri Birja: Portugalia ishte fokusuar më shumë tek pjesa e Ronaldos e sa vetë si si si ekip tek pjesa për të zhvilluar futbollin. Unë mendoj që të paktën për këtë ndeshje Portugalia më shumë vuajti ndeshjen kundra ndeshjet me Kroacinë sesa kundra kundra Spanjës pash dy ekipe që realisht ishin shumë të kufizuar për të bërë një futboll të hapur, dy ekipe që kishin frikë të të të luanin një futboll domethënë modern siç mund ta themi tani, nuk pash një futboll të mirëfilltë, po pash dy ekipe dhe sidomos dy stafet e që kishin punuar me kujdes për për këtë ndeshje dhe mendoj që Portugalia nuk më pëlqeu në disa në disa gjëra një nga gjërat ishte që kërkoi shumë që ta çonte ndeshjen drejt shtesave, mbase ka qenë e punuar për të çuar drejt penalltive, edhe aty pastaj mbase edhe pjesa që Ronaldo po aktivizonte akoma, besoj se kjo ka qenë pika kryesore, gjë që për një ekip që ishte pretendente te top 3 e ekipeve evropiane që ishte pretendente për të fituar të mundohesh që ta çosh ndeshjen në drejt penalltive kjo gjëja e i çedoi.
Po patjetër ekipet e vogla e kanë si, e kanë si si filozofi gjë që mund t'i ndihmojë dhe mund t'i çojë si Paraguaj që kundra kundra Gjermanisë, domethënë ishte një nga zgjedhjet që mund të bënte kështu që unë mendoj që Portugalia nuk është në atë status që ta çojë ndeshjen drejt barazimit.
Pash një ekip që u mbrojt gjithë kohës, një Spanjë e mirëorganizuar, një Spanjë që ka ruajtur ekuilibrat e ekipit nga ekipi i fitimit të titullit evropian deri tani është pothuajse me atë të njëjtat ekuilibra, mos harrojmë që Spanja ka tre portierë më të mirë për momentin po sidomos dy portierët e stolit që nuk po luajnë si Raya dhe Johan Garcia janë dy portierë jashtëzakonisht shumë të mirë dhe prap trajneri ka bërë gjënë e duhur ka mbajtur një portier si Unai Simon që ka luajtur shumë pak me ekipin e Athleticos por ka bërë mirë se ka ruajtur këto ekuilibra dhe prandaj po ecin. Kështu që Portugalia unë mendoj që më shumë, siç e thashë në fillim, më shumë punoi për Ronaldon sesa vetë për të shkuar përpara.
Mos harrojmë, pamë një Leao që u fut në pjesën e dytë që pothuajse nuk e bën fare, u bë mbrojtës i majtë, u bashkonte me Semedon. Prandaj dhe në përgjithësi një Portugali e trembur mendoj unë. Edhe Spanja, jo një Spanjë e mirëfilltë siç e kemi parë ne, po një Spanjë që e luajti me kujdes, shfrytëzoi atë rastin që një hapësirë iu la dhe e shfrytëzoi atë rast. Kështu që mendoj ishte një ndeshje e ekuilibruar nga të dyja anët dhe sidomos stafet kanë qenë shumë rigoroze në detyrat e dhëna kundra skuadrës.
Jo, unë nuk mendoj se është dështim, sepse nuk është sport individual, është një sport në grup, patjetër. Unë mendoj që, siç e thatë dhe ju, është një nga lojtarët që i ka dhënë tonusin futbollit botëror bashkë me Messin në këtë periudhë, në këtë kohë, kështu që nuk mendoj që është dështim. Unë mendoj që më shumë ka qenë një pjesë për ta shtuar edhe një fitim Kupe të Botës, një gjë që nuk e kishte në repertorin e tij, kështu që mendoj në këtë aspekt.
Po edhe kjo trysnia e madhe që i bëhet gjithë kohës futbollistëve... pashë dhe një intervistë të Ronaldos që thoshte: 'Unë në këtë pikë nuk po luaj për para, po luaj sepse po ndihmoj skuadrën'.
Domethënë, 41 vjeç dhe po ndihmoj skuadrën. Domethënë kjo pjesa që gjithë kohës i shtohet trysnia që ti duhet të fitosh patjetër një kupë që të quhesh lojtar i madh, domethënë kjo gjëja, nuk matet një cilësi e futbollistit me patjetër me një fitim kupe. Patjetër që Kupa e Botës është maja për çdo futbollist, por siç e thashë në fillim, nuk është sport individual, është një sport në grup dhe nuk mund të funksionojë Ronaldo vetëm në qoftë se nuk funksionon i gjithë grupi. Gjë që kjo Portugalia në këtë vit realisht nuk më pëlqeu edhe në disa aspekte të tjera.
Pashë një presion tek trajneri, pashë një presion tek një nga lojtarët më fair-play si Bernardo Silva, që dje në fushë domethënë më shumë kërkonte të grindte apo bëri disa ndërhyrje që nuk i kemi parë në natyrën e tij. Kështu që mendoj që në tërësi Portugalia, pothuajse edhe ai goli i anuluar kundra Kroacisë, domethënë besoj se deri këtu ishte mundësia e Portugalisë, Spanja me meritë është në atë gjysmëfinale.Patjetër, patjetër.
Mendoj që tani do jetë një fokus tjetër, mendoj që do të jetë një Portugali më kompetitive. Një Portugali që nuk do ketë më fokus në një lojtar, një Portugali që do luajë në grup mendoj, sepse duke pas emra si Messi e si Ronaldo.

