Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të reja të financuara nga pasuritë e konfiskuara!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shtimin e mjeteve të reja për Policinë e Shtetit, duke bërë të ditur se dhjetëra motoçikleta do t’i shtohen flotës së uniformave blu.
Sipas Ramës, investimi është realizuar përmes fondeve të siguruara nga pasuritë e konfiskuara dhe jo nga buxheti i taksapaguesve. Ai e cilësoi këtë një mbështetje për rritjen e kapaciteteve të policisë dhe forcimin e sigurisë publike.
“Policia e Shtetit nuk përgjigjet me emocion, por me ligj dhe profesionalizëm”, u shpreh Rama, duke reaguar edhe ndaj kritikave dhe akuzave të adresuara ndaj institucionit të rendit.
Kryeministri deklaroi se mbështetja për strukturat e sigurisë do të vijojë, me synim përmirësimin e kushteve dhe mjeteve në dispozicion të efektivëve të policisë.

