Basha heton Ramën, dosjet e inceneratorëve dhe Becheti hapen në Kuvend

Basha u ka kërkuar deputetëve të tij që të fokusohen te situata ekonomike dhe problemet që qytetarët përballen në përditshmërinë e tyre.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Basha ka theksuar se si masë emergjence do të kërkohet uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të ngrihet komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, për çështjen Becchetti dhe për inceneratorët.

Basha: Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.

Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore për Bashën:

1 - Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2 - Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.  

3 - Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.

EMISIONET