E RËNDË NË KURBIN/ U tha se humbi jetën nga shkaqe natyrale, por pas 1 muaji zbulohet se ia mori e bija ... (EMRI)

E RËNDË NË KURBIN/ U tha se humbi jetën nga shkaqe natyrale,

Një ngjarje e rëndë familjare është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit, ku një 85-vjeçare, e raportuar fillimisht si viktimë e një vdekjeje natyrale, rezulton se është vrarë.

Sipas policisë, e moshuara kishte ndërruar jetë më 30 prill 2026 dhe rasti nuk ishte raportuar si ngjarje kriminale. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u ngrit një grup i posaçëm hetimor që nisi verifikimet në bashkëpunim me Prokurorinë.

Nga hetimet rezultoi se 85-vjeçarja kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës. Si autore e dyshuar e krimit është identifikuar vajza e saj, Viola Shpani, 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe sipas policisë vuante nga probleme të shëndetit mendor.

57-vjeçarja është vënë në pranga për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa si provë materiale është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorur në krim.

Në lidhje me këtë rast është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një mjeke, e identifikuar me inicialet A. Ll., e cila ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar atë si natyrale dhe pa njoftuar organet e policisë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse persona të tjerë kanë pasur dijeni ose përfshirje në këtë rast.

EMISIONET