“Shqipëria nuk është në shitje”/ Shqiptarët në Britani dalin në protestë para ambasadës, kundërshtojnë projektin në Zvërnec

Një grup shqiptarësh që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur para ambasadës shqiptare në Londër për të protestuar kundër projektit turistik në Zvërnec.
Protestuesit mbanin flamuj kuqezi dhe pankarta me mesazhe kundër zhvillimit të projektit. Në disa prej tyre lexohej slogani: “Shqipëria nuk është në shitje”.
Tubimi u zhvillua në shenjë kundërshtimi ndaj projektit që ka ngjallur debate dhe reagime të shumta edhe në Shqipëri gjatë ditëve të fundit.
Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë pjesëmarrësit të mbledhur përpara godinës së ambasadës, ndërsa ata kërkojnë mbrojtjen e zonës së Zvërnecit dhe më shumë transparencë për projektin në fjalë.
Protesta në Londër vjen në vijim të tubimeve dhe reagimeve që janë zhvilluar edhe në Shqipëri lidhur me këtë çështje.


