VIDEO/ Cristiano Ronaldo ‘shpik’ dhe një gol me... shpinë

Ndeshja mes Al Ettifaq dhe Al Nassr përfundoi në barazim 2-2, duke shënuar herën e parë që ekipi i Riadit nuk fitoi këtë sezon në Ligën Profesionale Saudite.
Joao Felix dhe Cristiano Ronaldo shënuan dy golat e Al Nassr, duke intensifikuar garën për “Këpucën e Artë”, por Gio Wijnaldum dhe skuadra e Al Ettifaq barazuan rezultatin me dy gola, duke shpëtuar ndeshjen për vendasit.
Ronaldo e shënoi golin në minutën e 67-të, kur një gjuajtje nga Felix u devijua me shpinë nga Ronaldo brenda zonës, e që ishte goli i dytë dhe i epërsisë për Al Nassr.
Ronaldo vazhdon t’i afrohet edhe më shumë synimit për ta arritur shifrën e 1000 golave në karrierë. Ylli portugez i futbollit të martën shënoi golin e 957-të.
Ndeshja u karakterizua nga dominimi i Al Nassr në pjesën e dytë, por mungesa e përfundimit dhe kundërsulmet e shpejta të Al Ettifaq lanë rezultatin 2-2 deri në fund.
CON LA ESPALDA
— Lucas Cattoni (@lucas_cattonii) December 30, 2025
Cristiano Ronaldo llega a su gol 957 en su carrera profesional.
pic.twitter.com/QY1GDyVws5


