Putin pretendon se Ukraina mund të ndahet në disa pjesë: Territoret do t’u kthehen vendeve historike

Putin pretendon se Ukraina mund të ndahet në disa pjesë:

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë deklarata të reja për të ardhmen territoriale të Ukrainës, duke pretenduar se disa zona perëndimore të vendit mund t’u rikthehen shteteve që, sipas tij, i kanë pasur historikisht.

Gjatë një deklarate publike, Putin tha se disa territore në perëndim të Ukrainës iu bashkuan këtij shteti pas Luftës së Dytë Botërore me vendim të liderit sovjetik Joseph Stalin, por sipas tij kjo ishte bërë në kuadër të një shteti të vetëm sovjetik.

“Me sa duket, Stalini nuk e kishte menduar kurrë se mund të krijohej një situatë si ajo e sotmja”, deklaroi Putin.

Ai pretendoi se Ukraina “herët ose vonë” do t’i humbasë këto territore, duke përmendur zona që sipas tij kanë qenë pjesë e historisë së Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Presidenti rus përsëriti gjithashtu pretendimin e tij se Moska nuk ka nisur luftën në Ukrainë, duke thënë se Rusia vetëm “po u përgjigjet veprimeve të Ukrainës dhe mbështetjes së Perëndimit”.

Deklaratat e Putinit vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe çështja e territoreve të pushtuara mbetet një nga pengesat kryesore në çdo përpjekje për një zgjidhje diplomatike.

EMISIONET