VIDEO/ Titullar i padiskutueshëm te Burnley, Broja regjistron asistin e parë në Premier League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 22:08

Armando Broja është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e Burnleyt pas golit të shënuar, një javë pas golit të parë të shënuar.
Në sfidën kundër Newcastle, sulmuesi i Kombëtares shqiptare u kthye në protagonist me një asist.
Në minutën e 23’ të sfidës, Broja devijoi një top me kokë në zonë që më pas ngeli për Laurent, i cili me goditjen e tij rihapi shifrat.
Ky është asisti i dytë i Brojës këtë sezon dhe i pari në Premier League, ndërsa numëron edhe një gol.

