Kacey Musgraves anulon tre koncerte të turneut/ Fansat të habitur, ende pa një arsye zyrtare nga këngëtarja

Kacey Musgraves ka surprizuar fansat pasi ka anuluar tre koncerte të ardhshme të turneut të saj “Middle of Nowhere”, përfshirë edhe natën e hapjes së spektaklit.
Këngëtarja amerikane e muzikës country ka njoftuar përmes Ticketmaster se koncertet në Chicago më 20 gusht, Boston më 29 gusht dhe Brooklyn më 2 shtator nuk do të zhvillohen më.
Deri tani, Musgraves nuk ka bërë të ditur arsyen e anulimeve, duke lënë fansat të kërkojnë sqarime për vendimin e papritur.
Turneu ishte planifikuar të niste në fund të gushtit dhe të përfshinte 25 qytete në Amerikën e Veriut, me gjithsej 29 koncerte, përpara vazhdimit të tij në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Anulimet kanë shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku disa fansa kanë shprehur zhgënjim dhe kanë ngritur pyetje mbi arsyet e vendimit, përfshirë edhe mundësinë e shitjeve të biletave, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Lajmi vjen pak ditë pasi artistja publikoi videoklipin e këngës së re “Mexico Honey” dhe po përgatitej për një nga turnetë më të mëdha të karrierës së saj.


