Eliza Hoxha rikthehet në skenë pas 20 vitesh/ Artistja vlerëson Yll Limanin: Jam shumë krenare me ty

Eliza Hoxha ka rikthyer emocionet e skenës pas dy dekadash, duke u bërë pjesë e koncertit të Yll Limanit, një moment që artistja e ka cilësuar të veçantë dhe plot emocion.
Pas paraqitjes së saj, Hoxha ka falënderuar Yll Limanin për ftesën dhe ka vlerësuar punën e tij artistike, si dhe gjithë ekipin që qëndron pas organizimit të koncertit.
Artistja ka theksuar se e çmon përkushtimin e Limanit dhe mënyrën se si ai e zhvillon muzikën, duke e cilësuar si pjesë të një gjenerate të re që po sjell standarde të reja në industrinë muzikore.
“Përtej emocioneve që pata me u kthyer në skenë pas 20 vitesh, u ndjeva shumë krenare për një gjeneratë të re që industrinë e muzikës e kupton dhe e kultivon me standarde botërore”, është shprehur Hoxha.
Ajo gjithashtu ka falënderuar Yll Limanin për mundësinë për të ndarë skenën me të, duke i uruar sukses në rrugëtimin e tij artistik.
“Faleminderit Ylli për këtë mundësi me qenë bashkë! Jam shumë krenare me ty”, ka shkruar Eliza Hoxha.


