FOTO/ Selin zbulon veprimin bamirës që bën prej vitesh: Rrobat që nuk i vesh i çoj në xhami

FOTO/ Selin zbulon veprimin bamirës që bën prej vitesh: Rrobat

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit e saj një detaj nga jeta private, duke zbuluar një zakon bamirësie që e ndjek prej vitesh.

Në një pyetje nga një ndjekës në Instagram, Selin është pyetur se çfarë bën me rrobat që nuk i përdor më. Ajo është përgjigjur shkurt: “I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar”.

Selin ka treguar se kjo është një nga pyetjet që i drejtohet shpesh dhe se në disa raste rrobat ua ka dhuruar edhe personave që i kanë kontaktuar drejtpërdrejt.

FOTO/ Selin zbulon veprimin bamirës që bën prej vitesh: Rrobat

Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se pjesën më të madhe të veshjeve që nuk i përdor më, prej vitesh i dërgon në xhami, ku më pas shpërndahen për njerëzit në nevojë.

Ky veprim bamirësie, sipas Selinit, ka qenë pjesë e jetës së saj edhe para pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania dhe ka vazhduar edhe pas përfundimit të këtij rrugëtimi.

 

EMISIONET