Maldini dhe Leonardo largohen nga FIGC pas vetëm 16 ditësh/ Mosmarrëveshjet për trajnerin e Italisë sjellin dorëheqjet

Maldini dhe Leonardo largohen nga FIGC pas vetëm 16 ditësh/

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), vetëm 16 ditë pasi u emëruan në detyrë.

Sipas “Sky Sport Italia”, largimi i dy ish-futbollistëve të njohur vjen pas mosmarrëveshjeve të thella me drejtuesit e federatës për zgjedhjen e trajnerit të ri të Kombëtares së Italisë.

Maldini dhe Leonardo ishin ngarkuar me drejtimin teknik të projektit “Club Italia”, një strukturë e krijuar për të reformuar futbollin italian dhe për të ndërtuar një identitet të ri për kombëtaret e të gjitha grupmoshave.

Objektivi i tyre kryesor ishte gjetja e një trajneri të nivelit të lartë për “Azzurrët”. Fillimisht u kontaktuan Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola, por të dy refuzuan ofertat. Më pas u diskutua kandidatura e Andrea Pirlos, por ajo u rrëzua për shkak të lidhjes së tij si ambasador me një kompani ruse bastesh.

Kjo çështje shkaktoi përplasje mes Maldinit, Leonardos dhe presidentit të FIGC-së, Giovanni Malagò, i cili kundërshtoi emërimin e Pirlos.

Si pasojë e mosmarrëveshjeve për drejtimin e ardhshëm të kombëtares italiane, Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të largohen nga postet e tyre, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.

Dy legjendat e futbollit italian ishin emëruar më 11 korrik pas një procesi të gjatë negociatash për reformimin e strukturës së kombëtares, por aventura e tyre në FIGC përfundoi shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

EMISIONET