BOTA E FUTBOLLIT/ Nga Napoli te Liverpooli, ja kampionët për vitin 2025 në ligat kryesore

BOTA E FUTBOLLIT/ Nga Napoli te Liverpooli, ja kampionët për vitin

Nga strategjia e mirë e Napolit në Itali, te rikthimi i Barcelonës, dominimi i Bayern apo fitorja e Liverpoolit në Premier League, kampionatet e ligave të mëdha dhanë emocion, surpriza dhe ndeshje që do të kujtohen gjatë gjatë vitit 2025.

Serie A – Napoli rikthehet në majë të Italisë

Në një përfundim të dramës deri në javët e fundit, Napoli u shpall kampion i Serie A, duke fituar titullin e katërt në historinë e klubit. Të Kaltrit përfunduan sezonin me 82 pikë, vetëm një më shumë se Inter, që ishte rival kryesor deri në limit të fundit të kampionatit. Fitorja 2-0 ndaj Cagliarit ishte vendimtare për sigurimin e Scudettos, duke vulosur një sezon të shkëlqyer për skuadrën dhe trajnerin e tyre.

La Liga – Barcelona rikthen madhështinë në Spanjë

Në La Liga, Barcelona rikuperoi fronin e kampionit pas një sezoni dominues me fitore të qëndrueshme dhe rezultate pozitive ndaj rivalëve kryesorë. Barça siguroi titullin e 28-të me një fitoren 2-0 ndaj Espanyolit dhe përfundoi sezonin me 88 pikë, katër më shumë se Real Madrid.

Bundesliga – Bayern sërish dominon futbollin gjerman

Bayern Munich shënoi një tjetër kapitull të dominimit të tyre në Bundesligë, duke fituar titullin e 33-të në historinë e klubit. Nën drejtimin e Vincent Kompany dhe me kontribuimin e sulmuesit Harry Kane, që shënoi 24 gola, bavarezët siguruan titullin me komoditet dhe konsistencë të jashtëzakonshme.

Premier League – Liverpool thyen një pritje të gjatë

Në Angli, Liverpool u rikthye triumfuese pas një sezoni të jashtëzakonshëm, duke mposhtur rivalët dhe fituar Premier League me 84 pikë. Suksesi u konfirmua para fundit të sezonit, duke dëshmuar konsistencë dhe karakter dominues nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.

Ligue 1 – Paris Saint-Germain përsëri në majë të Francës

Në Francë, Paris Saint-Germain vazhdoi dominimin e tij në Ligue 1, duke fituar titullin e 13-të të kampionatit (dhe të katërt radhazi). PSG siguroi fronin me shumë raunde para fundit të sezonit, duke treguar një superioritet të qartë ndaj rivalëve si Marseille dhe Monaco.

EMISIONET