Del autopsia zyrtare mbi shkaqet e vdekjes së legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.

Shkaku i vdekjes, sipas ekspertëve mjeko-ligjor, ka qenë “insufiencë kardiake akute” e një pacient “me kardiomiopati të zgjeruar”, citon Ora News mediat argjentinase.

Sipas mjekëve, pamjaftueshmëria ishte gjeneruar nga “edema akute pulmonare”.

Maradona mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme në moshën 60-vjeçare.

Personi i fundit që pa kampionin gjallë ishte nipi i tij, Jonatan Esposito, në orën 11:00 të ditës së djeshme.

Vdekja e Maradonas ka sjellë reagime nga mbarë bota e futbollit dhe jo vetëm, ndërsa Argjentina ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Lexo edhe:

Maradona dhe Fidel Castro, dy miq të bashkuar edhe në vdekje/ Raporti i kampionit “revolucionar” me politikën