Rruga “Adria” në Durrës merr pamje të re, Rama publikon pamjet e investimit me trotuare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga transformimi i rrugës “Adria” në Durrës, një prej akseve më të rëndësishme të qytetit bregdetar.

Rama ka prezantuar ndërhyrjet e realizuara në këtë segment rrugor, ku janë krijuar trotuare të sistemuara, hapësira të gjelbra dhe është përmirësuar ndriçimi publik.

Investimi synon ta bëjë rrugën më funksionale dhe më të sigurt për qytetarët dhe vizitorët, duke i dhënë një pamje të re një prej zonave me qarkullimin më të lartë në Durrës.

Ndërhyrjet në rrugën “Adria” janë pjesë e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës urbane, me fokus në rritjen e cilësisë së hapësirave publike dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për këmbësorët dhe përdoruesit e rrugës.

EMISIONET