Legjenda argjentinase e futbollit dhe fituesi i Kupës së Botës 1986, Diego Maradona, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në Tigre pasi pësoi një atak në zemër.

Bota e futbollit vajton për vdekjen e futbollistit më të madh të të gjitha kohërave, “Zotit të topit”.

Vdekja e Diego Armando Maradonës ka pikëlluar gjithë popullin argjentinas, ndërkohë që në vendlindjen e tij presidenti Alberto Fernández ka deklaruar tri ditë zie për të nderuar ish-sulmuesin e njohur.

Kështu është vendosur që ndeshja e parë e Copa Libertadores mes Internacional dhe Boca Juniors të shtyhet për më 2 dhjetor, kurse ajo e kthimit do të zhvillohet një javë më pas, më 9 dhjetor.