Tensione në kufi, Veliu: Kujdes nga politikat serbe, Vuçiç di të luajë me faktorin ndërkombëtar

Në një intervistë për Ora News, analisti  Lulzim Veliu, ka komentuar tensionet në Veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Ai shprehet se e drejta në këtë rast anon nga Kosova, ndërkohë shton se Serbia ka ditur të luajë mirë me faktorin ndërkombëtar, duke ushtruar presion.

Më tej shton se tashmë Serbia e ka kuptuar se nga Serbia, mund të marrë vetëm mbështetje ushtarake, por jo ekonomike.

Lulzim Veliu: Këtu nuk shtrohet pyetja se kush ka të drejtë, është një gjë shumë qartë e shkruar e zeza mbi të bardhë, ka ardhur moment që Kosova të vendosë reciprocitet. Të gjithë qytetarët e Kosovës, kanë qenë të detyruar të ndërronte tabelat. Në këtë rast e drejta është në anë të Kosovës. Vuçiç ka ditur të luajë shumë, me faktorin ndërkombëtar, duke bërë presion. Ai tashmë e ka parë se nga Rusia nuk ka gjë, pasi nga ana ekonomike është në pikën më të keqe të saj. Serbët tashmë duhet ta shohin se prioritet i tyre duhet të jenë integrimet evropiane.

Qëndrimi i Ramës, përkundrejt Kosovës në marrëdhënie me Serbinë, nuk ka qenë asnjëherë në anën e Serbisë. Rama mund të ketë bërë shumë gabime në politikën e brendshme, por Kosova dhe Shqipëria janë mbi të gjitha. Përplasja mes Ramës dhe Kurtit ka të bëjë me “Open Balkan”. Rusia mund t’i ofrojë Serbisë vetëm ndihmë ushtarake por jo ekonomike./ Ora News/ 

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET