Databaza e votave/ SPAK nis hetimet, baza e e-Albania do të krahasohet me databazën e PS-së

Databaza e votave/ SPAK nis hetimet, baza e e-Albania do të krahasohet me

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet në lidhje me databazën e votave të Partisë Socialiste të publikuar në media. SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albania për të krahasuar të dhënat me qëllim identifikimin e burimit ku janë marrë të dhënat personale të qytetarëve. Në rast se provohet se databaza në fjalë po përdoret në fushatë, dosja duket se do të qëndrojë në SPAK si krim zgjedhor, ndërkohë që vetëm cënimi i të dhënave personale përbën vepër tjetër që hetohet nga prokuroritë e rretheve.

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimin për nxjerrjen e të dhënave personale që dyshohet se është bërë për qëllime elektorale, pas publikimit në median online të një database me banorë të Tiranës ku evidentohet orientimi i tyre politik.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, ka konfirmuar nisjen e verifikimit për të parë nëse databasa është i njëjtë me serverin e e-Albanias, siç është pretenduar nga Partia Demokratike, e cila akuzoi Qeverinë se po shfrytëzon agjencitë shtetërore për marrjen e të dhënave të qytetarëve.

Lexo edhe: “Si na monitoron Rilindja” Lapsi.al publikon databazën: PS keqpërdor të dhënat e qytetarëve në e-albania

SPAK do të krahasojë të dhenat e dy databazave me qëllimin për të verifikuar nëse kemi të bëjmë apo jo me një krim zgjedhor, çka sipas legjislacionit të ri e bën ngjarjen kompetencë e Prokurorisë se Posaçme.

Nxjerrja e të dhënave personale përbën vepër penale dhe ndëshkohet edhe në rast se nuk bëhet për qëllime zgjedhore, por në këtë rast hetimi mund të jetë konpetencë e Prokurorisë së rrethit.

Të dhëna personale të cilave u ishin shtuar në një tabelë edhe bindjet politike të secilit qytetar, u publikua një dite me parë në median online.

Lexo dhe: Sondazhi IV kombëtar, Noto & RTV Ora: Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie

Për ngjarjen reagoi edhe opozita e cila kërkoi hetimin e çështjes ndërkohë që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i  ka dërguar një letër të gjitha institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombetare.

Më herët Kreu i Shtetit i bëri thirrje SPAK-ut  nga Pogradeci të nisë hetimin për këtë ngjarje pasi është skandaloze.

Meta: Përdor forma të tilla të poshtra, përmes të cilave i bën presion qytetarëve shqiptarë, u keqpërdor të dhënat e tyre për qëllime shantazhi dhe intimidimi me qëllim frikësimin e tyre. Ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi. Tani fillon koha kur qeveritë që do të vijnë, jo kjo që ka ikur sepse vetëm shkel ligjin çdo ditë.

Sipas Presidentit, ka ikur koha kur shqiptarët kishin frikë nga Qeveria dhe  tani po vjen koha kur qeveritë do të kenë frikë nga qytetarët.

https://youtu.be/GMy56JwKEL4

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike hetimet te dhenat personale

EMISIONET