“Si na monitoron Rilindja” Lapsi.al publikon databazën: PS keqpërdor të dhënat e qytetarëve në e-albania

Partia Socialiste ka ndërtuar një databazë të të dhënave personale të 910 mijë votuesve nga të Tiranës nga mosha 19 vjeç deri në 90 vjeç. Portali Lapsi.al, ka publikuar një investigim të  plotë, ndërsa shkruan se ajo që njihet si “Sistemi i Patronazhimit”, është ndërtuar në shkelje të plotë të ligjit pasi të dhënat sensitive të qytetarëve janë marrë në portalin e-Albania. 

Portali Lapsi.al, ka publikuar një databazë të partisë socialiste ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve nga  të Tiranës nga mosha 19 vjeç deri në 90 vjeç.

Nën titullin “Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr, ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale”, ky portal shkruan se  “nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.

Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e databazë shtetërore të e-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Sipas portalit  dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kolonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej votuesve.

Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në databazë që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, e-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër.

Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore. Për ta parë vetë mënyrën se si është organizuar databazë, Lapsi.al  ka  publikuar të dhëna të pjesshme për disa emra të njohur të jetës publike, duke nisur nga vetë drejtuesit e portalit.

Këto janë të dhënat e gazetarit Andi Bushati

Këto të dhëna i përkasin Gazetarit Armand Shkullaku

Pjesë e listës është edhe analisti Fatos Lubonja.

Për këtë çështje reagoi ashpër edhe partia Demokratike, ku përmes kandidatit Enkelejd Alibeaj, i cili i Kërkoi SPAK, të vihet në lëvizje.

Lexo edhe: “PS po vjedh të dhënat nga e-Albania”, Alibeaj: Shkelje flagrante e privatësisë së qytetarëve

EMISIONET