Sondazhi IV kombëtar, Noto & RTV Ora: Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit, të dhënat e rezultatit të katërt kombëtar të Antonio Notos dhe RTV Ora tregon se opozita vijon të ruajë avantazh përballë Partisë Socialiste.

Ndërkohë sa i takon orientimit të votës në Durrës, PD dhe PS do të merrnin të njëjtin numër votash dhe se fitoren duket se e përcakton LSI. Ndërkohë në Elbasan kemi dominim nga socialistët.

Antonio Noto tregoi se sondazhi është zhvilluar ditët e fundit dhe ka përfunduar dje (5 prill).

"Sot kemi përpunuar të dhënat dhe janë mjaft aktuale. " tha Noto ndërkohë kampioni ishte 2 mijë rezidentë në Shqipëri. Noto që në fillimi paralajmëroi surpriza të cilat mbeten për tu parë nëse do vijojnë edhe në sondazhet e ardhshme.

Tetë tabelat e sondazhit të katërt kombëtar u analizuan mbrëmjen e sotme ( 6 prill) në studion e emisionit "Tempora" të Sonila Meços në RTV Ora së bashku me analistët e njohur Afrim Krasniqi, Dritan Hila, Artan Hoxha dhe Aleksandër Çipa.

Ndërkohë nga Italia shumë pse-të dhe rezultatet e sondazhit u analizuan nga Antoni Noto përmes lidhjes skype.

Sondazhi tjetër do të jetë në 20 prill, i fundit para exit-pollit më 25 prill, rezultatet e të cilit do të bëhen të njohura me mbylljen e votimit.

Tabela 8

PD rikthehet fuqishëm në Durrës, kokë më kokë me PS, fituesin e përcakton LSI

Ne foto: Tabela 8 e sondazhit Noto & RTV ORA

Partia Demokratike është rikthyer fuqishëm në Durrës, duke fituar terrenin e humbur në zgjedhjet e fundit.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, PD dhe PS do të merrnin të njëjtin numër votash, 46.5%, sipas të dhënave të sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Noto.  Fitoren e përcakton LSI.

Tabela 7

Ruajtja e trashëgimisë kulturore e arkeologjisë në Durrës, 41.8% e shqiptarëve i japin notë negative Rilindjes

Ne foto: Tabela 7 e sondazhit Noto & RTV ORA

Lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulture dhe arkeologjike në qytetin e Durrësit nën qeverisjen e Rilindjes, qytetarët shprehen kryesisht se nuk është ruajtur.

Sipas të dhënave të sondazhit të Antonio Notos në emisionin Tempora në RTV Ora, 41.8% mendojnë se nuk është ruajtur mirë ose aspak mirë.

Nga ana tjetër, 39.5% e të anketuarve mendojnë se është ruajtur mirë ose shumë mirë.

Tabela 6

Ankohen në media por shumica e durrsakëve janë të kënaqur me rindërtimin, më të zhgënjyerit demokratët

Ne foto: Tabela 6 e sondazhit Noto & RTV ORA

Edhe pse ishte qyteti më i goditur nga tërmeti dhe çdo ditë në ekranet e televizione ka ankesa për mënyrën si po ecën procesi i rindërtimit, sondazhi i Rtv Ora dhe Antonio Notos paraqitet një tjetër realitet në Durrës.

56% e durrsakëve mendojnë se ky proces ka ecur mirë dhe shumë mirë, ndërsa 36.1% thotë se ka funksionuar jo mirë dhe aspak mirë.Nuk e di janë përgjigjur 7.9%.

Tabela 5

Orientimi i votës për Elbasanin/ PS 47%, PD-AN 40%, LSI 9% dhe Nisma Thurje 1.5%

Ne foto: Tabela 5 e sondazhit Noto & RTV ORA

Sipas sondazhit të Antonio Notos në RTV Ora, duket se Elbasani si qark do të dominohet nga socialistët. Konkretisht kjo forcë politike kap nga 45-49% të votave, pra mesatarisht 47%.

Ndërsa PD shkon nga 38-42% të votave, pra mesatarisht 40%. LSI varion nga 7-11% të votave, me një mesatare prej 9% dhe Nisma Thurje 0.5-2.5%, me një mesatare 1.5%.

Partitë e tjera në këtë qark sipas sondazhit lëkunden mes 1.5 dhe 3.5%, me një mesatare prej 2.5%.

Tabela 4
Si është orientimi i votës sot në rang vendi

Opozita vijon të ruajë avantazhin përballë Partisë Socialiste kur kanë mbetur edhe dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Nga shifrat e sondazhit Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie të lehtë.

Ne foto: Tabela 4 e sondazhit IV kombëtar Noto & RTV Ora


Me shume: Sondazhi Rtv Ora&Noto: Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie



Tabela 3
Pyetja:
Në çdo rast, pavarësisht nga preferencat dhe votat tuaja, kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme politike në Shqipëri?

Sqarim: Kjo pyetje nuk ka të bëjë me preferencën vulltenin apo dëshirën për të fituar një forcë politike por me perceptimin se kush do fitojë pavarësisht bindjes politike.

Sipas kësaj tabele 44.1% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama. Vihet re se ka një ulje në % të perceptimit në krahasim me sondazhin e 23 marsit. Nga ana tjetër 38.8% e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga opozita e bashkuar.

Ne foto: Tabela 3 e sondazhit IV kombëtar Noto & RTV Ora


Po pse Noto e përsëriti sërish këtë pyetje në sondazh?

Antonio Noto përgjigjet: "Është interesante për një motiv. Kjo pyetje mat atë ndjenën, atë çfarë mendojnë pavarësisht partinë që votojnë, sepse kemi një pjesë të elektoratit mund të vendosë cilën parti të votojë ditët e fundit dhe kjo pjesë e elektoratit përgjithësisht vendos gjithmonë në favor të partisë që mendon se do të fitojë zgjedhjet. Pra me vështirësi vendos të votojë për një parti që mendon se nuk do të fitojë zgjedhjet. Nëse një parti mund të fitojë zgjedhjet, atëherë kjo parti mund të ketë një rritje në votim."

Tabela 2
Pyetja: Pse është i lartë numri i azilkërkuesve shqiptarë?

Mungesa e vendeve të punës, situata ekonomike dhe standardi i ulët i jetesës janë tre faktorët kryesorë që kanë çuar në emigrim masiv të shqiptarëve.

Ne foto: Tabela 2 e sondazhit IV kombëtar të Rtv Ora dhe Antonio Noto

Si i shpjegon Antonio Noto këto shifra?

Antonio Noto: “Ka një diferencë mes zgjedhësve socialistë dhe demokratikë. Tre nga katër zgjedhës të PD-së kanë njohur mungesën e vendeve të punës si shkak i rritjes së numrit të azilkërkuesve ndërsa ato të PS-së janë 1 në tre zgjedhës.

Edhe ekonomia pranohet si shkak nga 60.4 % e zgjedhësve të PD-së ndërsa 29.2 % nga zgjedhësit e PS

Është e qartë se kush zgjedh PS-në tenton ta minimizojë problemin ose të mos pranojë që këto janë shkaqet reale. Ata që votojnë PD e LSI-në tentojnë të përqëndrojnë tek arsyeja e ekonomisë”

A jemi ne më të politizuar se në Itali?
Antoni Noto:
Në Shqipëri elektorati është më i politizuar sesa në Itali.


Si e komentojnë analistët: Ekonomia dhe varfëria janë shkaqet kryesore që shqiptarët kërkojnë azil jashtë

Tabela 1
Pyetja: Cilët nga premtimet elektorale të maxhorancës aktuale janë përmbushur?

Ne foto: Tabela 1 e sondazhit IV kombetar Noto &RTV Ora, 6 prill 2021

39.4 % e të anketuarve janë shprehur se nuk është përmbushur asnjë premtim.

24% e tyre janë shprehur se shëndetësia falas është një premtim i përmbushur.

14.2 % e tyre kanë pohuar se premtim i përmbushur është edhe legalizimi falas.

Lexo dhe 39.4% e shqiptarëve mendojnë se qeveria nuk ka përmbushur asnjë premtim

Me rreth 10-11% renditet çështja e pronës si premtim i përmbushur, zbutja e varfërisë, 300 mijë vende punë dhe ujë 24 orë drita dhe ujë.

Në kategorinë e zgjedhësve aktualë vihet re se 43.6 % e socialistëve mendojnë se shëndetësia falas është përmbushur. 69.9 % e demokratëve dhe 73.2% e LSI mendojnë se nuk është përmbushur asnjë premtim. Nga partitë e tjera janë 80% që mendojnë se nuk është përmbushur asnjë premtim.

Interesant është kategoria e të pavendosurve dhe ata që nuk votojnë. 38.1 % e të pavendosurve thonë se nuk dinë cilat nga premtimet elektorale janë përmbushur në krahasim me 33% që shprehen se nuk është përmbushur asnjë.

Ndërsa nga ata që nuk votojnë 38.9 % shprehen se nuk është përmbushur asnjë, ndërsa 27.1 % thonë se është përmbushur premtimi i shëndetësisë falas.

Si e komentojnë analistët: Shqiptarët koshientë Rama nuk ka realizuar premtimet e veta

Surpriza

Që në fillim të emisionit Antonio Noto tregoi se në këtë sondazh përqindja e atyre që nuk janë përgjigjur ishti 23- 24 %, një përqindje më e vogël se sondazhet e tjera.

Po ku dallohet sondazhi i sotëm me atë të dy javëve më parë?

Përgjigjet Antonio Noto: "Ka variacioni shumë të rëndësishme sidomos sa i takon analizës së zgjedhjeve politike kombëtare. Ka diferenca domethënëse me sondazhin e dy javëve më parë. Ai ishte sondazh para fushatës elektorale, ndërsa sot kemi kryer një sondazh gjatë fushatës elektorale."

"Kur  të shohim të dhënat do shikojmë që ka variacione mjaft domethënëse në projektimin e votës. Duhet të kuptojmë nëse kjo prirje do të jetë e konfirmuar edhe herën tjetër apo jo. Prandaj do të përgatitemi të shohim rezultate pjesërisht të ndryshme me rezultatet që kemi pasur dy javë më parë" tha Noto.

Si ndryshoi projeksioni i votës dy javë pas fushatës elektorale?

"Ne e prisnim që këto ditë të fillimit të fushatës elektorale rezultatet mund të ndryshonin. Dy javë më parë pamë një variacion sa i takon rezultateve të sondazheve të mëparshme pork y ndryshim që pamë dy javë më parë ishte një ndryshim minimal.

Me rezultatet e sotme regjistruam një ndryshim më të gjerë në krahasim me rezultatin e dy javëve më parë. Më 20 prill do të verifikojmë nëse kjo prirje që kemi identifikuar në këto 15 ditë do të vazhdojë në dy javët e ardhshme apo jo."

Ky është sondazhi i katërt dhe i pari për këtë fushatë elektorale.

Sondazhi u ndoq live në platformat youtube, facebook, livestream dhe Radion OraNews 96,7 MHz

Noto Sondaggi, me përvojë të suksesshme  në parashikimet zgjedhore 13 vjeçare në Shqipëri prezantoi rezultatet e sondazhit të radhës në nivel kombëtar dhe projeksionin e votës për dy qarqe të rëndësishme, Durrës dhe Elbasan.

EMISIONET