PËRSHKALLËZON PROTESTA/ Përplasje për gardhin, oborri i Kuvendit mbulohet nga gazi lotsjellës. Lëndohet një polic (FOTO+VIDEO)

Është përshkallëzuar situata përpara Parlamentit mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Shkak për përshkallëzimin është bërë heqja e gardhit metalik nga ana e protestuesve.

Gjë që ka sjellë dhe përplasje mes tyre. Protestuesit kanë hedhur miell dhe vezë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë përgjigjur me spraj lotsjellës. Ndersa është parë edhe shoqërimi i një efektivi të gjakosur në kokë.

PROTESTA

Jashtë mjediseve të Kuvendit, ndërsa deputetët hynin për nisjen e seancës plenare u shënuan përplasje mes protestuesve dhe policisë.

PËRSHKALLËZON PROTESTA/ Përplasje për gardhin, oborri i

Disa protestues të grumbulluar në pjesën ku hyjnë deputetët, kanë  hedhur miell dhe vezë në drejtim të makinave të tyre ndërsa ata hynin në Parlament.

Pas incidentit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues.

PËRSHKALLËZON PROTESTA/ Përplasje për gardhin, oborri i

Protesta ka vijuar, ndërsa deputetët e opozitës janë shoqëruar me thirrjet “opozitë e shitur”, “nuk na përfaqësoni”.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa Kuvendi pritet të zhvillojë seancë plenare nën masa të forta sigurie.

PËRSHKALLËZON PROTESTA/ Përplasje për gardhin, oborri i

Në zonë janë vendosur qindra efektivë policie, barriera metalike dhe mjete të tjera në gatishmëri për të garantuar rendin.

Masat u morën pasi gjatë protestës së djeshme u paralajmërua tubimi i sotëm para Kuvendit me thirrjen për të marrë vezë e miell me vete.

VIDEO- LIVE/ “LUFTË” TE KUVENDI! Protestuesit me vezë e miell, policia “me dajak”, valë arrestimesh në shesh

EMISIONET