KËRCET VEZA NDAJ POLITIKËS / Protestuesit pas gardhit shënjestrojnë deputetët që dalin nga Parlamenti (VIDEO)
Paraditja e kësaj të enjteje ka nisur me tensione dhe protesta. Policia dhe protestuesit janë përballur para Kuvendit, ndërsa e gjithë zona është rrethuar me gardh hekuri.
Megjithatë, kjo masë nuk ka ndalur qytetarët të shprehin revoltën e tyre.
Sipas pamjeve të siguruara nga Ora News, deputetë të ndryshëm janë shënjestruar me vezë dhe janë përballur me thirrje kundër tyre.
Më herët gjatë ditës, automjeti i kryeparlamentarit është goditur me miell.
Menjëherë pas situatës së krijuar, policia ka shoqëruar disa protestues, mes tyre dhe eksperti i IT, Gent Progni.


