FOTOLAJMI/ U kap mbrëmë nga BKH. Dalin pamjet e para të Adi Çobos në ambientet e SPAK-ut

FOTOLAJMI/ U kap mbrëmë nga BKH. Dalin pamjet e para të Adi

Adi Çobo është arrestuar në qytetin e Durrësit, menjëherë pasi ka dalë nga banesa e tij. Arrestimi është kryer në rrugë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga strukturat hetimore.

Sipas burimeve, ai ka qenë nën monitorim prej rreth tre ditësh nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë ndjekur lëvizjet e tij në zonën e Durrësit.

Pas ndalimit, Çobo është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ku janë kryer procedurat e mëtejshme.

Mësohet se që prej shpalljes në kërkim në maj 2025, ai nuk ka lënë territorin e Shqipërisë dhe ka qëndruar gjatë gjithë kohës brenda vendit.

Sipas të njëjtave informacione, pavarësisht kërkesave të përsëritura për arrestimin e tij, ndalimi nuk ishte realizuar më herët.

BKH ka pasur informacion mbi lëvizjet e tij në Durrës gjatë gjithë kësaj periudhe.

FOTOLAJMI/ U kap mbrëmë nga BKH. Dalin pamjet e para të Adi

 

EMISIONET