Kryeministrja e Japonisë viziton Indinë/ Në fokus tregtia, mbrojtja dhe teknologjia

Kryeministrja e Japonisë viziton Indinë/ Në fokus tregtia,

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, mbërriti të hënën në Indi për vizitën e saj të parë zyrtare në vendin më të populluar në botë, ku do të zhvillojë bisedime me homologun indian, Narendra Modi, mbi bashkëpunimin në fushat e tregtisë, mbrojtjes dhe teknologjisë.

Japonia dhe India synojnë të rrisin shkëmbimet tregtare dypalëshe në 27 miliardë dollarë gjatë viteve 2025-2026, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet indiane.

“Një mirëseardhje e ngrohtë Kryeministres Sanae Takaichi”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, në një postim në platformën X pas mbërritjes së saj në Nju Delhi.

Ai theksoi se vizita përfaqëson “një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës mes Indisë dhe Japonisë”.

Në një intervistë për The Times of India, Takaichi u shpreh se pret të zhvillojë “diskutime të sinqerta mbi sfidat kryesore me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar”.

India dhe Japonia janë pjesë e aleancës Quad, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Australinë. Ky grupim shihet si një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit në rajonin Indo-Paqësor dhe si një kundërpeshë ndaj ndikimit në rritje të Kinës.

EMISIONET