Sulm vd*kjeprurëse në Kiev / Zelensky ndërpret vizitën në Irlandë pas bombardimeve ruse

Sulm vd*kjeprurëse në Kiev / Zelensky ndërpret vizitën

Një valë e re sulmesh ruse ka goditur kryeqytetin ukrainas, duke lënë të paktën 10 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur. Dronët dhe raketat goditën zona të banuara në Kiev, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe viktima mes civilëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se do të ndërpresë vizitën e tij në Dublin, ku ndodhej për ceremoninë e nisjes së presidencës gjashtëmujore të Irlandës në Bashkimin Evropian, pas përshkallëzimit të situatës në vend.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se një goditje e drejtpërdrejtë shembi pjesërisht gjashtë kate të një pallati banimi, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave.

Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, 56 persona, mes tyre edhe dy fëmijë, mbetën të plagosur, ndërsa rreth 30 objekte në qytet u dëmtuan nga sulmet.

Moska e cilësoi ofensivën si hakmarrje për sulmet e fundit ukrainase ndaj infrastrukturës civile ruse, ndërsa autoritetet në Kiev akuzojnë Rusinë për sulme të qëllimshme ndaj zonave të banuara dhe civilëve.

 

EMISIONET