Njollat e kremit kundër diellit në rroba? Ekspertët tregojnë si t’i hiqni pa dëmtuar veshjet

Njollat e kremit kundër diellit në rroba? Ekspertët tregojnë

Kremi mbrojtës nga dielli është aleati më i mirë i lëkurës gjatë verës, por mund të lërë pas njolla të vështira në rroba. Ekspertët këshillojnë që sekreti për t’i hequr ato është të veprohet sa më shpejt dhe të përdoret detergjent pluhur, jo i lëngshëm.

Sipas specilistit të lavanderisë Bernd Glassl, detergjentët pluhur përmbajnë agjentë zbardhues që janë më efektivë në largimin e njollave të shkaktuara nga kremrat kundër diellit. Ai rekomandon që rrobat të lahen në temperaturën më të lartë të lejuar nga etiketa e kujdesit.

Nëse njolla mbetet edhe pas larjes, eksperti sugjeron që veshja të lihet për të paktën 12 orë në një tretësirë me ujë të vakët dhe kripë për heqjen e njollave, duke ndarë rrobat sipas ngjyrave. Një alternativë tjetër është përdorimi i një heqësi njollash të posaçëm për njollat e frutave, i cili aplikohet mbi zonën e lagur përpara një larjeje të dytë.

Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se jo të gjitha materialet mund të trajtohen me agjentë zbardhues. Rrobat që nuk i tolerojnë ato dallohen nga simboli i një trekëndëshi të kryqëzuar në etiketën e kujdesit.

Për të shmangur njollat, këshillohet që pas aplikimit të kremit mbrojtës të priten disa minuta para se të vishen rrobat ose kostumi i banjës, në mënyrë që produkti të përthithet plotësisht nga lëkura.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se formimi i njollave mund të ndryshojë nga një person te tjetri, pasi ndikohet edhe nga kimia individuale e trupit.

EMISIONET