VIDEO/ Noka: Dënoj dh*nën e narkopolicisë dhe Gardës ndaj qytetarëve nëpër kafenetë rreth Kuvendit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar ndaj dhunës së policisë dhe gardës ndaj qytetarëve protestues.
Policia dhe garda janë futur nëpër lokalet rreth Kuvendit duke dhunuar dhe shoqëruar qytetarët.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Dënoj me forcë dhunën që narkopolicët dhe gardistët kanë ushtruar ndaj qytetarëve të ndodhur në kafenetë rreth Kuvendit, ku është mësyrë barbarisht për t'i shoqëruar në komisariate, pasi pretendohet se është fërshëllyer Ulsi Manja.

As në diktaturën enveriste nuk ndodhte që të masakroheshin qytetarët kafeneve. Po u vjen fundi.

EMISIONET