Nxehtësia rekord godet Spanjën/ Mbi 1,000 viktima në qershor, muaji më i rëndë që nga viti 2015

Nxehtësia rekord godet Spanjën/ Mbi 1,000 viktima në qershor,

Spanja ka regjistruar 1,029 vdekje të lidhura me temperaturat e larta gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të Sistemit të Gjurmimit të Vdekshmërisë Ditore të Ministrisë së Shëndetësisë (MoMo).

Bëhet fjalë për vdekje që lidhen me ekspozimin ndaj nxehtësisë ekstreme, të cilat nuk do të kishin ndodhur në kushte normale klimatike.

Të dhënat tregojnë se ky është numri më i lartë i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë për muajin qershor që nga viti 2015.

Sipas agjencisë meteorologjike AEMET, temperaturat mesatare gjatë muajit të kaluar ishin 3.2 gradë mbi normalen, duke e bërë qershorin e dytin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, menjëherë pas qershorit 2025.

Në kulmin e valës së të nxehtit, më 23 qershor, rreth 35.7 milionë persona, ose 73 për qind e popullsisë së vendit, u përballën me rreziqe shëndetësore të lidhura me temperaturat e larta.

EMISIONET