Opozita i rikthehet sheshit, Hitaj: Ishte një protestë që pati pjesëmarrje, por i munguan ngjyrat dhe cilësia
Për gazetarin Arbër Hitaj protestës së opozitës që u mbajt pasditen e kësaj të marte në sheshin para Kryeministrisë ishte një protestë pa ngjyra dhe emocion.
I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora News”, Hitaj u shpreh se e sotmja ishte një protestë së cilës mungoi cilësia.
“Ishte një protestë që pati pjesëmarrje dhe kjo nuk diskutohet, por ishte një protestë deja vu, apo fotokopje e protestave të tjera në ide. Pra shikoj që ka sasi, por mungon cilësia. Unë do doja ta shikoja këtë protestë në makro.
Pra, sot do doja të shikoja një protestë që të kishte simbolikë, u rrëzua busti para tre dekadash, ndaj doja të shihja një bust që rrëzohej. Të kishte më shumë emocion, të ishte më shumë tërheqëse, të ishte një skenar më i përgatitur”, u shpreh ndër të tjera gazetari Arbër Hitaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE