Opozita në shesh, Rama në Turqi, Mziu: E sotmja ishte një protestë shprese për demokratët

Për deputetin demokrat Xhelal Mziu protesta e opozitës e mbajtur pasditen e kësaj të marte në sheshin para Kryeministrisë ishte një protestë shumë e mirë.

I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora News”, Mziu u shpreh se e sotmja ishte një protestë shprese.

“Për të qenë i sinqertë protesta sot m’u duk protesta më e mirë, edhe pse mund të mos kishte rekordin e protestave të tjera, por mund të them se ishte një protestë shprese për demokratët.

Sepse nuk e konsideroj një protestë revanshi ndaj kësaj qeverie, pasi ka 11 vite në pushtet dhe që qytetarët janë në trysni të vazhdueshme nga Qeveria.

Por protesta e stome e ardhur pas shumë kohësh, e konsideroj dhe njëherë një angazhim të demokratëve për shkak edhe të shpresës që dha lëvizja e fundit e deputetëve me unifikimin e grupit parlamentar si dhe për shkak të një marrëveshjeje që u pasua mes PD-së dhe krijimit të një koalicioni të gjerë opozitar.

Duke marrë në kosideratë dhe kohë shumë të shkurtër për organizimin e saj, me takime sporadike apo në rang degësh, unë e quaj si një protestë madhështore dhe jam i bindur se e sotmja është fillimi i betejës së opozitës, dhe PD-ja do ta kthejë jo vetëm veten e saj por edhe Opozitën në lartësinë që askush nuk e ka  imagjinuar”, theksoi Mziu.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE

EMISIONET