Pse ndihesh i lodhur pas orës 15:00, ja çfarë ndodh me trupin

Pse ndihesh i lodhur pas orës 15:00, ja çfarë ndodh me trupin

Një mjek ka shpjeguar se lodhja që shumë njerëz përjetojnë në mesditë, e njohur si “3pm slump”, mund të lidhet me mënyrën si organizmi menaxhon energjinë dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas tij, kjo gjendje shfaqet shpesh pas drekës dhe shoqërohet me ndjesi lodhjeje, rënie të përqendrimit, irritim dhe dëshirë për ushqime të ëmbla ose të shpejta. Shumë njerëz raportojnë se kjo ndodh disa herë në javë dhe ndikon edhe në produktivitetin gjatë ditës.

Ai shpjegon se ushqimet e pasura me sheqer japin energji të shpejtë, por më pas sjellin rënie të menjëhershme të saj, duke krijuar një cikël ku trupi kërkon përsëri ëmbëlsira. Po ashtu, një drekë pa mjaftueshëm proteina dhe fibra mund ta përkeqësojë këtë ndjesi.

Kur niveli i sheqerit në gjak luhatet, mund të shfaqen edhe simptoma si lodhje mendore, vështirësi në përqendrim dhe “mjegull në mendje”, si dhe ndryshime në humor.

Për ta shmangur këtë gjendje, specialistët sugjerojnë një drekë më të balancuar me proteina dhe perime, shmangien e ëmbëlsirave në mesditë, pirjen e ujit gjatë ditës dhe një ecje të shkurtër pas ushqimit. Në vend të snack-eve të ëmbla, rekomandohen alternativa më të shëndetshme si arrat ose frutat.

Sipas ekspertëve, një rënie e lehtë energjie në pasdite është normale, por nëse kjo ndodh shpesh dhe shoqërohet me lodhje të vazhdueshme, mund të jetë shenjë që organizmi nuk po e menaxhon mirë nivelin e energjisë.

EMISIONET