Azgan Haklaj: Fustanella – Simboli i Pavdekshëm i Shpirtit Shqiptar!

Azgan Haklaj: Fustanella – Simboli i Pavdekshëm i Shpirtit Shqiptar!

Përmes një shkrimi, politikani Azgan Haklaj lartëson fustanellën shqiptare si dëshmitaren e pavdekshme të historisë, trimërisë dhe identitetit tonë që vazhdon të jetojë krenare në çdo valle e skenë të sotme.

"Nga telajot e vjetra të historisë, ku ajo dëshmonte trimërinë e luftëtarëve tanë dhe magjepste botën me elegancën e saj, fustanella zbret sot në skenë – e gjallë, krenare dhe triumfuese.

​Nuk është thjesht një kostum; është vetë historia jonë e shkruar në pëlhurë. Kur fustanella hidhet në valle, lëviz bashkë me të kujtesa e brezave, trashëgimia e të parëve tanë dhe krenaria e të qenit shqiptar.

​Nga lashtësia e deri në skenat e sotme nën logon e madhe të traditës, ne vazhdojmë ta mbajmë të ndezur këtë zjarr të shenjtë të kulturës sonë. Pasi një komb që nderon veshjen dhe rrënjët e veta, nuk humbet kurrë!"

EMISIONET